Jamal nuk lejon Realin të afrohet, Barcelona “rrëmben” 3 pikë të arta ndaj Bilbaos

Pas eliminimit të të dyja skuadrave nga Kupa e Mbretit në mesjavë, Atletiko Bilbao dhe Barcelona u përballën në La Liga, me katalanasit që synonin të ruanin vendin e parë në renditje dhe arritën objektivin fal një goli të shënuar nga ylli i skuadrës, Yamal, duke marrë 3 pikë të arta në transfertë.
Në pjesën e parë, vendasve iu anulua një gol i shënuar nga Uilliams, për shkak të pozicionimit jashtë loje.
Kurse në pjesën e dytë, ishte Lamine Yamal që në minutën e 68-të tundi rrjetën.
Megjithë përpjekjet e baskëve, rezultati mbeti i pandryshuar dhe po ashtu diferenca e Barcelonës nga ndjekësi më i afërt, Real Madrid, me 4 pikë.
Barcelona ka fituar tashmë dy herë ndaj Bilbaos këtë sezon, 5-0 dhe 4-0, duke e çuar në pesë numrin e fitoreve radhazi në përballjet direkte, ku gjithashtu ka mbajtur katër herë portën e paprekur.
Nga ana tjetër, Atletiko Bilbao ka arritur vetëm dy fitore në 19 ndeshjet e fundit të La Ligës që ka luajtur në shtëpi kundër Barcelonës (7 barazime, 10 humbje).
Sa i përket mungesave, Niko Uilliams i Atletikos ka humbur katër ndeshjet e fundit për shkak dëmtimi, ndërsa te Barcelona në listën e të dëmtuarve janë shtuar Alejandro Balde dhe Kunde, të cilët iu bashkuan mesfushorit Frenkie de Jong pas problemeve fizike të pësuara në mesjavë./Panorama Sport
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128