VIDEO/ Terror në Dubai! Goditet qiellgërvishtësja 23 Marina, një nga ndërtesat më të larta të qytetit

7 Mars 2026, 21:12 / BOTA ALFA PRESS

VIDEO/ Terror në Dubai! Goditet qiellgërvishtësja 23 Marina,

Teksa lufta në lindjen e mesme ka hyrë tashmë në ditën e tetë, situata vijon të tensionohet edhe më shumë.

Ndërkohë që raportohet se irani ka goditur qiellgërvishtësen 23 Marina në Dubai, prej së cilës kanë dalë re tymi.

23 Marina, është një nga kullat më të larta dhe më të rëndësishme  në Dubai. Mbetet e paqartë nëse dëmi është shkaktuar nga ndikimi i drejtpërdrejtë i një rakete, apo nga mbeturinat e saj që mund të kenë rënë pas shpërthimit.

Kujtojmë se pak më parë mediat izraelite kanë raportuar se Mojtaba Khamenei, djali i dytë i udhëheqësit suprem të ndjerë të Iranit, Ali Khamenei, është plagosur duke arritur ti mbijetojë një atentati të bërë nga SHBA-Izraeli.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në platformën “X” dhe një artikulli nga media izraelite Ynet.

Po ndodh...