Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit

7 Mars 2026, 20:37 / POLITIKË ALFA PRESS

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e

Adrian Gashi u zgjodh kryetar i degës së PD në Durrës me shumicën e votave të anëtarësisë.

Në përfundim të procesit të numërimit të votave për kryetarin e PD Durrës, fitues u shpall kandidati Adrian Gashi me 586 vota.

Kandidati tjetër, Erion Luka mori 268 vota. Dega e PD-së në Durrës hyri në zgjedhje të shpejta pas dorëheqjes, pak javë më parë, të kryetarit të mëparshëm, urbanistit Ardian Muka.

Sot, demokratët u thirrën në votim, proces që nisi në orën 08:00 të kësaj të shtune në selinë e degës së PD në Durrës.

Gashi ka dhënë dorëheqjen nga detyra e oficerit të policisë gjyqësore në Durrës dhe është pedagog në Universitetin e Durrësit.

 

Po ndodh...