“S’është lufta jonë”/ Zv.kancelari gjerman: Nuk do marrim pjesë në konfliktin e SHBA-Izrael kundër Iranit!

7 Mars 2026, 22:13 / BOTA ALFA PRESS

“S’është lufta jonë”/ Zv.kancelari gjerman: Nuk

Gjermania nuk do të marrë pjesë në luftën që po zhvillojnë Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kundër Iranit.

Kështu tha sot (7 mars), zëvendëskancelari gjerman Lars Klingbeil, në një intervistë me rrjetin televiziv gjerman RND.

“E them shumë qartë: Kjo nuk është lufta jonë. Ne nuk do të marrim pjesë në këtë luftë”, tha Klingbeil, ndër të tjera.

Në të njëjtën kohë, Lars Klingbeil paralajmëroi për “rrezikun e madh të zhytjes gjithnjë e më thellë në një botë ku nuk ka më rregulla. Ne nuk duam të jetojmë në një botë ku zbatohet vetëm ligji i më të fortit”.

Zëvendëskancelari gjerman shprehu gjithashtu “dyshime serioze në lidhje me ligjshmërinë e kësaj lufte sipas ligjit ndërkombëtar”.

Vërehet se kancelari Friedrich Merz ka deklaruar nga ana e tij se qeveria e tij ndan “qëllimet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit në lidhje me programin bërthamor dhe raketor të Iranit, kërcënimin e Teheranit ndaj Izraelit dhe mbështetjen e tij për terrorizmin dhe grupet e ndërmjetësuara”.

Po ndodh...