Nga Tahiri, Lali dhe Bela, ceremonialet solemne në rrugën drejt burgut
Për Belën ishte përgatitur skenografia, mënyra sesi do të qëndronin “zyrtarët”, koha kur ata do qanin, forma sesi do rrudhnin buzët, çasti kur loti do prekte mjekrën dhe vendi ku do kryhej ceremonia e kalimit të safëtës, nga një ministre, tek një ministër “klon” i së ikurës. Duhet një përcjellje dinjitoze për në burg… Nuk është i vetmi rast. Edhe për Saimir Tahirin, tashmë të harruar i njëjti skenar u përdor. Fillimisht rreshtonte policët e të gjithë sektorëve, duke u kujdesur për të mos çeduar në ngjyrat e uniformave dhe më pas shfaqeshin mbështetës të tij që “rrethonin” kryesinë e kuvendit kur diskutohej imuniteti që Rama nuk ua lëshoi, duke çuditur për mirë edhe vetë Sajen, pasi “nuk kishte bir k*rve që ta akuzonte”.
Për Lali Erin, nuk patën kohë ta përcillnin me qarje masive, shkulje flokësh, muzikë funebre të bashkuar me kaba dhibjeje me klarinetë, apo buqeta me lule mimoze të dhuruara nga gratë e shkreta të pastrim gjelbërimit. Nuk patën kohë as artistët e Lalit t’i ngrinin hymne e këngë trimërie, me lal gjelbëruesin e miliona pemëve nga “Pylli Orbital”, në formatin “5D”.
Vërtetë nuk patën kohë ta qanin sipas ritualit të Rilindjes, por u mblodhën që ta mbronin para SPAK, duke izoluar dy prokurorët dhe gjqytarin dhe lëshuar fyerje, kërcënime, sharje dhe tentativë për t’i zhdëpur në dru. Më pas, po të njëjtët u mblodhën në “Sheshin Skënderbej” për të dëgjuar kryeministrin dhe të ulnin kokën e punonin, pasi Lali i tyre nuk ishte më i tij…! I harruari Lali Eri numëron ditët mbrapsht, pa e ditur çfarë e pret përpara.
Interesante janë fjalimet që mbajnë kandidatët për në burg. Fillimisht flasin sesi me përkushtimin e tyre kanë punuar kaq fort, ditë e natë, madje më shumë natën fort e më fort, për “Shqipërinë Europiane”. Më pas e nisin me veten, padyshim që skenari e ka të përcaktuar që ata të përloten, por jo aq sa loti të shkëputet nga sytë me qerpikë fals të lyera bukur me rimel firmato.
Vijojnë me falenderime për stafin që kanë punuar (këtu stafi futet në skenë me qarje, dridhje mjekre dhe përhumbje të thellë, si në një vaki të rëndë). Në fund, por maja e rëndësisë ka një emërues të përbashkët: Të gjithë duhet të falenderojnë kryeministrin Edi Rama për “besimin që u ka dhënë”, dhe për “vizionin e tij, që kapërcen edhe vizionet dhe horizontet”. Pastaj duartrokitje dhe në fund, kalim safete për ministrin e radhës dhe kërcitja e derës së qelisë!
Të gjithë në atë rrugë, përveç njërit që ua tregon këtë udhë për të mos iu cënuar qoftë edhe për pak rruga e shkurtër që e ndjek për 13 vite resht: Surrel-Kryeministri. Ai në kryeministri, shokët në qeli. Ky është skenari që Rama nuk e ka ndryshuar kurrë. I ka ecur dhe do i ecë, për aq kohë sa “qarja masive”, shkulja e leshrave dhe piskama e gjamës Rilindase të mos klithë për të! Udhë të mbarë drejt Pojskës (burgu i grave), Burgut të Durrësit, apo në qelitë e 313-ës! Edhe nëse e kuptojnë që burgun po e bejnë jo vetëm për veten por edhe për një të madh, heshtja do jetë e përjetshme, së fundmi kohën në qeli do e shtyjnë me një “kryevepër” letrare “Në Sofrën e Hënës”, do kenë plot kohë për ta lexuar dhe rilexuar!/Boldnews
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128