Në Turqi e quajnë “hakmarrje për Muçin”, Beshiktashi tenton “vjedhjen” e madhe ndaj Trabzonsporit

19 Qershor 2026, 00:00 / SPORT ALFA PRESS

Në Turqi e quajnë “hakmarrje për Muçin”,

Trabzonspori ka bërë një nga goditjet më interesante të merkatos duke firmosur me Ernest Muçin nga Beshiktashi, pasi kontributi i tij në sezonin e fundit bëri që shifra që i pagoi klubit të Stambollit të dukej shumë e ulët. Ndaj Beshiktashi tani po planifikon atë që në Turqi mediat e cilësojnë si “hakmarrja për Muçin”.

Mediat vendase kanë publikuar lajmin se bardhezinjtë janë vënë në ndjekje të një prej elementëve më të spikatur të Trabzonsporit në sezonin e fundit, portierit Andre Onana.

Ky i fundit ishte dhënë në huazim nga Mançester Junajtid dhe ishte në diskutime përsëri për një huazim apo për shitjen përfundimtare te klubi turk.

Për momentin Trabzonspori mbetet i avantazhuar në negociata me të, pasi portierit i ka pëlqyer eksperienca e parë në këtë klub.

Por Beshiktashi është gati të ndërhyrje për të bërë të vetin portierin kamerunas që ka shfaqur një nivel mjaft të mirë në Turqi, ndryshe nga sa tregoi në vitet te “djajtë e kuq”.

Po ndodh...

ide