"Pse hesht si skuth"/ Alesia Balliu shpërthen ndaj Sali dhe Shkëlzen Berishës: Janë brenda me tokat e Zvërnecit, Klanin "Osmani" dhe Ilir Shtufin e arrestuar!

18 Qershor 2026, 23:58 / POLITIKË ALFA PRESS
"Pse hesht si skuth"/ Alesia Balliu shpërthen ndaj Sali dhe

Demokratja dhe juristja, Alesia Balliu, ka bërë akuza të forta ndaj Sali Berishës për sa i përket hetimeve dhe arrestimeve të fundit nga SPAK. Duke folur në emisionin "Frontline", ajo tha se thelbi i problemit me pronat në Zvërnec, qëndron me tjetërsimin e tokave në kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër.

Duke përgëzuar protestat që po zhvillohen në Tiranë kundër investimit në Zvërnec, Balliu tha se protestuesit që ndodhen në shesh janë sot opozita e vërtetë. Kjo pasi sipas Balliut, PD dhe kryedemokrati Sali Berisha janë të shitur te kryeministri Edi Rama.

“Këto prona janë tjetërsuar në kohën e Berishës. Dje ka qenë një shuplakë për qeverinë, pasi padiskutim nuk janë me standardet europiane, nuk kanë dëgjuar grupet e interesit, nuk kanë dëgjuar opinionin publik, nk ka transparencë projekti. Mos të bëjmë sikur nuk ekziston ky projekt. Kjo është një protestë qytetare, shumë pozitive, që i ka dhënë një shuplakë Ramës dhe Berishës. Shqiptarët janë zgjuar dhe kanë zgjuar frymën e protestës në gjithë Shqipërinë, duke kundërshtuar këtu jo vetëm problematikën e flamingove, por për ilaçet, për shëndetësinë, për arsimin, për gjithçka. Ata kanë vërtetuar se kanë dalë aty kundër dyshes Rama-Berisha. Opozita ka dalë jashtë loje, sepse është e shitur. Përsa kohë të jetë Berisha në krye, garantuesi kryesor i pushtetit të Ramës, nuk quhet opozitë”, tha mes të tjerash Balliu.

Më tej Balliu akuzoi Sali Berishën dhe të birin e tij, Shkëlzenin, si të lidhur me grupet kriminale.

Ajo tha se  është i përfshirë në çështjen Aruba dhe ka lidhje të forts me biznesmenin e arrestuar Ilir Shtufi dhe klanin "Osmani": Pse nuk kërkoi Berisha ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen Aruba, apo se ishte i biri i përfshirë. Pse nuk flet Sali Berisha për Ilir Shtufin? Pse i është mbyllur goja Berishës? Pse jeton i biri te vila luksoze e Ilir Shtufit, që akuzohet nga SPAK për pastrimin e parave të pista dhe kokainës. Këtyre pyetjeve t’i japë përgjigje Berisha. Për këto protestojnë qytetarët, por edhe për abuzimin e qeverisë. Sali Berisha dhe i biri janë të lidhur drejtpërdrejtë me klanin Osmani. Berisha nuk përfaqëson sot opozitën, por interesat personale dhe familjare, për të cilat ai gjithmonë hesht si skuth”, tha Balliu.

 

Po ndodh...

ide