Përfundojnë fjalimet para kryeministrisë, qytetarët nisin marshim në rrugët e Tiranës

18 Qershor 2026, 21:42 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përfundojnë fjalimet para kryeministrisë, qytetarët nisin

Kanë përfunduar fjalimet para kryeministrisë. Fill pas kësaj qytetarët ashtu sikurse 18 ditët e mëparshme kanë nisur marshimin simbolik në rrugët e kryeqytetit.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij, ndërsa gjatë tubimit artikulohen kritika edhe kundër opozitës . Një nga sloganet që është bërë pjesë e protestave është “Opozita jemi ne”, duke shprehur refuzimin e protestuesve ndaj partive të vjetra politike dhe kërkesën për një përfaqësim të ri qytetar.

Protestuesit kanë paralajmëruar gjithashtu mesazhe kundër të gjithë klasës politike të vjetër, duke theksuar se përgjegjësia për situatën aktuale nuk i atribuohet vetëm mazhorancës, por edhe opozitës.

Po ndodh...

ide