Aktivisti: Nga vilat në jug, Belinda do përfundoj me një dhomë në burgun e Pogradecit

Aktivisti Edison Lika gjatë fjalës para kryeministrisë ka përmendur edhe ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për disa vepra penale.
“Do e bëjmë edhe atë thirrjen për atë ish-zv.kryeministren që kemi dëgjuar se i ka shkuar përsëri emri për t’u paraqitur aty te dyert me kangjella: Rama në burg, Belinda në burg”, tha ai.
Më tej, aktivisti vijoi me akuza ndaj Ballukut, duke deklaruar se asaj nuk i kanë mjaftuar 300 apartamente, siç ka rezultuar nga hetimet, por ka edhe vila në jug të vendit.
“Duket se zonjës në fjalë nuk i kishin mjaftuar 300 apartamente. Na dolën përsëri informacione se paska edhe vila në jug”, tha ai, ndërsa shtoi se nisur nga hetimet e tjera ndaj Ballukut, ajo “do të përfundojë me një dhomë në burgun e Pogradecit.”
Aktivisti Edison Lika: Do e bëjmë edhe atë thirrjen për atë ish-zv.kryeministren që kemi dëgjuar se i ka shkuar përsëri emri për t’u paraqitur aty te dyert me kangjella: Rama në burg, Belinda në burg. Duket se zonjës në fjalë nuk i kishin mjaftuar 300 apartamente. Na dolën përsëri informacione se paska edhe vila në jug, por siç duket, kështu si po shkon, nga vilat në jug dhe apartamentet në Tiranë, do të përfundojë me një dhomë në burgun e Pogradecit.
Një mesazh për drejtësinë, shqiptarët nuk mjaftohen më vetëm me burgosjen e politikanëve, nëse pasuritë nuk konfiskohen dhe nuk u kthehen njerëzve, burgosja nuk mjafton. A e dini pse nuk mjafton, e patë burgun e Peqinit si ishte, si hotel me 5 yje.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Shkëlqimi dhe rënia e shokut Edi
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128