VIDEO/ Thirrjet ''Rama në burg, Berisha në burg'', përplasje para selisë së PD mes mbështetsve demokratë dhe protestuesve

18 Qershor 2026, 20:07 / POLITIKË ALFA PRESS

VIDEO/ Thirrjet ''Rama në burg, Berisha në burg'',

Protestuesit e mbledhur në sheshin Skënderbej mësuan se në parlament vijonte seanca plenare dhe se Edi Rama ishte atje.

Ata shkuan te parlamenti dhe bën thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit. Sakaq, ata vijuan rrugën dhe kaluan nga selia e PD-së për të shkuar drejt Kryeministrisë.

Gjatë kalimit para selisë blu ata brohoritën thirrje si: Rama në burg, Berisha në burg si dhe Opozitë e shitur.

Këto kore irrituan disa mbështetës demokratë të cilët po qëndronin para selisë dhe patën përplashe verbale me turmën e protesuesve.

Situata u qetësua dhe protestuesit vijuan rrugën drejt Kryeministrisë.

Po ndodh...

ide