Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin

15 Qershor 2026, 20:44 / EDITORIAL NGA BATO KOSOVA
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin

Të gjithë ishin të habitur se përse Berisha sulmoi edhe këtë të hënë para SPAK, Altin Dumanin, i cili në fakt nuk ka lidhje me dosjen për të cilën ka masë. Prokurorët e dosjes “Partizani” janë Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai. Por gjatë gjithë kësaj kohe, çuditërisht, Berisha ka sulmuar, ka ushtruar presion dhe ka kërcënuar Dumanin.

Dikush mund të thotë se ai ishte drejtues i SPAK-ut. Po sot? Përse Berisha dy herë në muaj shkon në derën e SPAK-ut për ta sulmuar? Përse nuk sulmon Klodian Brahon, por vazhdon me Dumanin?

Operacioni i madh i SPAK-ut për goditjen e pastruesve të parave të drogës në Tiranë, nxori në pah edhe arsyet pse Berisha sulmon Dumanin.

SPAK ka lëshuar urdhër-arrest për pastrim parash ndaj biznesmenit Ilir Shtufi, pas një operacioni nga i cili u godit një grup trafiku droge që drejtohej nga dy vëllezërit Koçeku nga Kamza. Ilir Shtufi është një biznesmen në fushën e ndërtimit, por jo vetëm, i cili dyshohet se bashkëpunonte me këtë grup kriminal duke pastruar paratë e përfituara nga trafiku i drogës.

Shtufi është përfolur edhe për lidhjet me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai është ndërtues i disa kullave në Tiranë, mes tyre edhe gradaçela “Mali i Tiranës”.

Shtufi është një emër i përfolur edhe në dosjen e Ballukut dhe ka qenë objekt kontrollesh nga SPAK në kuadër të hetimeve për ish-zëvendëskryeministren Balluku. Kompania Nova Construction e Ilir Shtufit është një nga tre operatorët që fitoi tenderin e Lotit 4 të Unazës së Madhe në Tiranë, procedurë e cila sot është nën hetim nga SPAK.

Përse Sali Berisha nuk e përmend Ilir Shtufin?

Përse Sali Berisha nuk tregon pse djali i tij jeton në vilën e Shtufit?

A ka lidhje biznesi familja Berisha me Shtufin?

A është Shtufi lidhja mes familjes Berisha dhe Belinda Ballukut?

Përse Berisha nuk tregon kush është tjetër në dosjen Aruba?

Çfarë lidhje ka familja e tij me klanin Osmani?

A janë këto paratë që paguan vizitën e Berishës në SHBA?

Sa më afër zbardhjes së këtyre lidhjeve, të cilat kanë nisur të hetohen që në vitin 2021, aq më agresiv bëhet Berisha ndaj Dumanit.

Sulmet ndaj Dumanit janë pikërisht për shkak të dosjeve që lidhin familjen Berisha me elementë të botës së krimit dhe pastrimit të parave në Tiranë. Këto lidhje e kanë bërë Berishën “non grata” në Mbretërinë e Bashkuar.

Këto fakte, që Berisha mundohet t’i fshehë përmes sulmeve ndaj kujtdo që i bën publike, sot dëgjohen në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë dhe të botës: “Rama në burg, Berisha në burg”./Alfapress.al

Po ndodh...

ide