Aksident në Shëngjin, plagosen dy persona
15 Qershor 2026, 18:51 / AKTUALITET

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në zonën e Ishull Shëngjinit, në Lezhë, ku një automjet është përplasur me një motor, me të cilin udhëtonin dy persona. Si pasojë e përplasjes, të dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Burime nga spitali bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para hetimore.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e palëve të përfshira.
Po ndodh...
ide
Rama e Berisha, beteja e humbur me opinionin
Nga Alfapress
Trash apo Treasure?/ Ka fotografi që vlejnë sa një histori
Nga Albert Zadrima
Aleanca e qytetarëve me SPAK-un imperativ historik!
Nga Azgan Haklaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128