Bombarduesi strategjik rus “Tu-22M3” rrëzohet në stepat e Siberisë, ekuipazhi hidhet dhe mbijeton!

15 Qershor 2026, 17:00 / BOTA ALFA PRESS

Bombarduesi strategjik rus “Tu-22M3” rrëzohet në stepat e

Një bombardues strategjik rus ‘Tu-22M3’, u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor në rajonin Irkutsk të Siberisë të dielën, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

Ministria tha se ekuipazhi arriti të hidhej dhe i mbijetoi rrëzimit.

Pamjet e paverifikuara të rrëzimit të postuara në mediat sociale tregojnë një aeroplan që bie drejt një zone të pyllëzuar dhe të dendur.

Ngjarja ndodhi pranë brigjeve të lumit Angara, duke ngritur më pas një re të madhe tymi.

Po ndodh...

ide