Protestuesi: Jo vetëm burg për Ramën dhe Berishën, por edhe konfiskim pasurie

Gjatë protestës së 16-të në kryeqytet, një prej pjesëmarrësve ka kërkuar jo vetëm dënimin me burg për kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së Sali Berisha, por edhe konfiskimin e pasurive të tyre.
Ai u bëri thirrje pjesëmarrësve të vijojnë qëndresën, pasi vetëm në këtë mënyrë mund ta largojnë kryeministrin Rama dhe atë që e quajti “bandën e tij kriminale”.
“Vëllezër dhe motra, jo vetëm Rama dhe Berisha në burg, por Rama me konfiskim pasurie, Berisha me konfiskim pasurie, sepse kanë marrë djersën tuaj. Kanë 35 vjet këta maskarenj dhe bastardë.
Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe më shumë se sa jemi. Të vijnë të gjithë njerëzit tanë nga emigracioni. Ju lutem, mbahuni edhe pak ditë, sepse ju premtoj se Edi Rama, ne që jemi sot këtu dhe ata që do të vijnë, do ta shkatërrojmë me gjithë bandën kriminale.
Rama në burg, Berisha në burg. Kurrë kombi shqiptar nuk ka pasur një entuziazëm si sot. Ju përgëzoj, vëllezërit e mi. Mbahuni të fortë, të mos na përçajë njeri. Të mbajmë kombin shqiptar.”– tha protestuesi.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Rama e Berisha, beteja e humbur me opinionin
Trash apo Treasure?/ Ka fotografi që vlejnë sa një histori
Aleanca e qytetarëve me SPAK-un imperativ historik!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128