Marshimi masiv pushton rrugët e Tiranës, revolta zhvendoset te “Komuna e Parisit”: Ju erdhi fundi, Rama në burg, Berisha në burg!
Ka marrë përmasa të jashtëzakonshme marshimi i qytetarëve në kuadër të protestës kombëtare që po zhvillohet në kryeqytet. Pasi mbushën fillimisht Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, masa masive e protestuesve ka vijuar lëvizjen në rrugët kryesore të Tiranës, duke u pozicionuar së fundmi në një nga zonat më të populluara, te “Komuna e Parisit”.
Me thirrje të njëpasnjëshme dhe brohoritje kundër qeverisë, protestuesit kanë marshuar mes lagjeve, duke u bërë thirrje banorëve dhe kalimtarëve që të mos qëndrojnë indiferentë.
“Bashkohuni me ne!” janë thirrjet që dëgjohen në kor nga turma e madhe, e cila kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama.
Pjesëmarrja e lartë ka paralizuar plotësisht qarkullimin e mjeteve në këtë nyje të rëndësishme të qytetit, ndërsa qytetarë të shumtë po dalin në ballkone dhe përgjatë trotuareve duke ndjekur e në mjaft raste duke iu bashkuar kolonës së gjatë të marshuesve.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Shkëlqimi dhe rënia e shokut Edi
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128