‘I papërgatitur dhe arrogant’/ ‘The Times’ kryqëzon Zlatan Ibrahimovic si komentator

18 Qershor 2026, 23:50 / SPORT ALFA PRESS

‘I papërgatitur dhe arrogant’/ ‘The Times’

Zlatan Ibrahimovic po përjeton një periudhë të vështirë në karrierën e tij. Suedezi është gjithnjë e më shumë në shënjestrën e kontestimeve të tifozëve për menaxhimin e Milanit në vitet e fundit e sidomos për kaosin e javëve të fundit për shkak të një strukture klubi akoma inekzistente dhe një sërë refuzimesh që po vijnë nga trajnerë e drejtues klubesh të ndryshëm.

Pozicioni i ish sulmuesit suedez në sytë e tifozëve është tronditur akoma më shumë kohët e fundit. Janë të shumtë ata që nuk e pritën mirë zgjedhjen e Ibrahimovic për të udhëtuar drejt SHBA për të komentuar Botërorin për Fox Sports në një moment kaq të vështirë dhe delikat për Milanin.

Por eksperienca e komentatorit televiziv nuk po i sjell komente pozitive. Në fakt Ibrahimovic është kritikuar shumë ashpër nga The Times për stilin e tij në transmetim.

‘Me më pak Zlatan dhe programi do të ishte më i mirë’-ishte sulmi i editorialistit Andreë Marchand që më pas argumenton pozicionin e tij.

‘Deri tani problemi për Zlatan është se duket se nuk di asgjë në mënyre specifike për shumë prej skuadrave apo futbollistëve të tyre-vijoi Marchand-kur Fox transmetoi historinë e amerikanit që u bë trajner i Kanadasë, Jesse Marsch, përpara ndeshjes së parë javën e kaluar, dukej se Zlatan nuk e kishte dëgjuar kurrë të flitej për të’.

Ndryshe është diskutimi i Marchand për Thierry Henry. ‘Gjithnjë analiza elegante dhe iluminuese’-tha ai

Por orteku i kritikave nuk duket se e kanë venitur sigurinë e Ibrahimovic. I lidhur me makinën e së vërtetës për një skeç në programin e Fox dedikuar Botërorit, suedezi nuk hezitoi t’i përgjigjej pyetjes-provokim të moderatorit: ‘Mendon se një tryezë me 4 Zlatan do të ishte më mirë se ajo me Rebecca Lowe, Thierry Henry e Alexi Lalas?” me suedezin që pa hezitim tha ‘Po’. Një përgjigje që ‘u konfirmua’ edhe nga makina me të cilën ishte lidhur. Kalojnë vitet, por jo arroganca e Ibrahimovic që vazhdon në rrugën e tij.

Po ndodh...

ide