Ndeshja Itali-Shqipëri/ Artikulli i medias italiane: Pushtim kuqezi në Dortmund...

Tifozë të shumtë kuqezi kanë shkuar në Dortmund për ndeshjen e sotme mes Italisë dhe Shqipërisë për Kampionatin Europian, rreth 50 mijë të tillë.
Media italiane “Ansa” ka bërë një artikull për numrin e madh të tifozëve shqiptarë që kanë shkuar në Gjermani për të mbështetur Kombëtaren Shqiptare, e sidomos në ndeshjen me Italinë.
“Pushtim kuqezi në Dortmund”, shkruan Ansa, duke ju referuar numrit të madh të tifozëve.
“Tifozët shqiptarë, të zhurmshëm dhe energjik, po mbushin rrugët e qytetit gjerman që të çojnë drejt stadiumit. Përveç tifozëve, të shumta janë dhe makinat në qendër të Dortmundin duke u rënë borive, me muzikë të lartë dhe flamuj të Shqipërisë”, vijon Ansa.
Ndërkohë, numri i tifozëve italianë do të jetë shumë më i vogël krahasuar me tifozët shqiptarë.
-
Grupi i Shqipërisë/ Spanja shkatërron Kroacinë që pjesën e parë, 3-0
15 Qershor, 19:02
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

