Ndeshja e Ajax ndërpritet sërish, portieri vendas bie në tokë pa ndjenja
1 Tetor 2023, 08:43 / SPORT

Ndeshja e kampionatit hollandez mes RKC dhe Ajax, e luajtur mbrëmë, u ndërpre në minutën e 84. Shkak u bë portieri i RKC, Vanessen i cili pas një përplasjeje me sulmuesin e Ajax u plas në tokë pa vetëdije.
Menjëherë shokët e ekipit e rrethuan dhe ekipi mjekësor i dha ndihmën e parë. Më pas portieri përfundoi në spital dhe u përmend.
Por pas këtij incidenti lojtarët vendas nuk kishin më kurajo të vazhdonin lojën dhe vendosën të kthehen në dhomat e zhveshjes. Ndeshja deri në atë moment ishte 2-3 në favor të Ajax.
Kjo është ndeshja e dytë për Ajax që ndërpritet pas asaj ndaj Feyenoord një javë më parë, ku shkak u bënë tifozët që hodhën tymuese në fushë dhe krijuan trazira.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
