Napoli i ofron rinovimin, Rrahmanin e kërkojnë në Premier League
4 Qershor 2025, 22:22 / SPORT

Amir Rrahmani ishte një titullar i padiskutueshëm te Napoli në sezonin e fundit, që u mbyll me fitimin e titullit kampion.
Mbrojtësi i Kosovës dha një kontribut të rëndësishëm për të kaltrit, duke ofruar siguri maksimale në prapavijë.
Të kënaqur me paraqitjet e tij, kampionët e Italisë i kanë ofruar rinovimin Rrahmanit, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2027.
Megjithatë, sipas raportimeve nga mediat pranë klubit, për mbrojtësi ka interes të lartë nga Arabia Saudite dhe Anglia.
Në Premier League është Tottenham, që ka treguar interes konkret për shërbimet e “dardanit”.
Anglezët e shohin Rrahmanin si zëvendësuesin ideal të Cristian Romero, i cili pritet të largohet këtë verë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

