Mesfushori i Egnatias: Roberto Baxho është idhulli im, tani dua të imitoj Krosin

Para miqësores së djeshme mes Napolit dhe Egnatias ka folur mesfushori i rrogozhinasve, Alesandro Ahmetaj
Pasi ka treguar për shtypin italian se çfarë ekipi është Egnatia, ai ka rrëfyer edhe kohën kur luante bashkë me Raspadorin, sulmuesin e Napolit, kur të dy ishin te të rinjtë e Sasuolos. Ahmetaj po ashtu ka folur edhe për veten, duke zbuluar idhullin e tij të fëmijërisë dhe lojtarin që kërkon të imitojë aktualisht.
“Jemi një skuadër që prej pak kohësh është në këtë nivel. Falë presidentit Agim Demrozi dhe investimeve të tij, Egnatia ka ngritur nivelin e futbollit shqiptar. Bashkë me drejtorit sportiv dhe drejtues të tjerë punojnë çdo moment për të gjetur lojtarë shqiptarë kudo në Europë. Jemi në ritëm, sepse po luajmë ndeshje. Kemi fituar titullin dhe kupën, kështu që jemi të karikuar për të luajtur si të barabartë me tëgjithë në Europë. Kemi luajtur ndeshjen e parë në Ligën e Konferencës në Islandë, ku kemi fituar. Duam që të tregojmë vlerat tonasi lojtarë dhe vlerat e klubit nëmiqësoren me Napolin. Kam lindur dhe jam arritur në Itali. Kampasur fatin të luaj disa sezoneme Xhakomo Raspadorin, 3 vjetme të rinjtë ka qenë kapiteni im,është një djalë shumë i mirë, një njeri me vlera humane, pastajnjë lojtar siç ai po tregon se është. Ishte një lider që atëherë,prandaj dhe ishte kapiten. Donte të udhëhiqte skuadrën drejtfitores. I kam shkruar dje për të ndërruar fanellën. Kemi kontaktetë shpeshta. Kam luajtur në sulm në fillim, pastaj u spostova përpara mbrojtjes, kemi bërë shumë gola bashkë, unë asistedhe ai gola. Edhe Gaetano është një lojtar shumë i mirë, irëndësishëm. Kam pasur idhull Roberto Baxhon, jam rritur me kasetat e ndeshjeve të tij, pasi kështu donte babai. Toni Kros tani është modeli që dua më shumë. Më pëlqen të mbaj topin në këmbë, të qetësoj lojën”, ka treguar Ahmetaj.
-
Rihana qesh me Kardinalen, ja pikantet e miqësores Siti-Milan
29 Korrik, 10:37
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

