Më të mirët e sezonit, ndahen çmimet e “Globe Soccer Awards”, shpërblime për të mëdhenjtë

28 Maj 2024, 22:13 / SPORT ALFA PRESS

Më të mirët e sezonit, ndahen çmimet e “Globe Soccer
Vëmendja më e madhe sonte u fokusua te “Globe Soccer Awards”, ceremoni kjo që u mbajt në Sardegna të Italisë. Ashtu siç pritej, “Lojtari i vitit” u shpall Jude Bellingham, i cili zhvilloi një sezon fantastik te Real Madrid. Lamine Yamal premton shumë për të ardhmen, lojtari i Barcelonës u vlerësua me çmimin “Lojtari më i Mirë U23”.

Për të kaluar në Europë, trajneri më i mirë në Premier League u cilësua Arteta i Arsenalit, me këta të fundit që pavarësisht se nuk ia dolën, garuan si të barabartë me Cityn deri në fund për titullin. Trajneri më i mirë i sezonit ishte Xabi Alonso, i cili udhëhoqi Leverkusen drejt mrekullisë. Nuk ka dyshime, skuadra më e mirë e edicionit u vlerësua Manchester City.

Golashënuësi më i mirë? Harry Kane! Nuk mund të mungonte në këtë mbrëmje një çmim për Kyalin Mbappe. Ylli francez mori çmimin “Lojtari më i Mirë i Vitit”.

 

Po ndodh...