Man.United fiton apelin për kartonin e kuq të Fernandes, hiqet pezullimi i portugezit

2 Tetor 2024, 20:16 / SPORT ALFA PRESS

Man.United fiton apelin për kartonin e kuq të Fernandes, hiqet
Bruno Fernandes në përballjen e Manchester United ndaj Tottenhamit u përjashtua nga gjyqtari i ndeshjes në minutën e 42-të, duke marrë të kuqe direkt.

Megjithatë, mesfushori portugez në fakt ishte përfshirë vetëm në një kontakt të rastësishëm me Maddison, i cili u godit në këmbë pasi rrëshqiti.

Vetë mesfushori sulmues i Tottenhamit ia kishte bërë të qartë kolegut. se nuk e meritonte atë masë, por gjyqtari ishte nxituar dhe e kishte marrë vendimin

Mesfushori u penalizua për të vuajtur një pezullim prej 3 ndeshjesh dhe të humbiste ndeshjet kundër Aston Villa, Brentford dhe West Ham, por “Djajtë e Kuq” fituan apelimin dhe për këtë arsye, portugezi do të jenë rregullisht në dispozicion të Ten Hag.

Po ndodh...