Manchester United bën goditjen e dyfishtë në merkato, transferon nga Bayerni mbrojtësit De Ligt dhe Mazraoui
12 Gusht 2024, 22:39 / SPORT

Mathijs De Ligt dhe Noussair Mazraoui kanë lënë Bayernin për tu transferuar tek Manchester United.
Siç bëjnë me dije mediat angleze dy lojtarët e rinj të skuadrës së Ten Hag sot ishin në Manchester ku kanë kryer vizitat mjekësore.
Tashmë pritet vetëm njoftimi për shtyp për të zyrtarizuar lëvizjen e bujshme të United në këtë merkato.
Holandezi dhe marokeni do të bashkohen me trajnerin Ten Hag, pasi së bashku kanë qenë pjesë e Ajax në sezonin 2018-2019 ku holandezët shkuan deri në gjysmëfinalen e Champions League.
De Ligt do t’i kushtojë United 50 milionë euro, ndërsa mbrojtësi i krahut i kushton anglezëve 10 milionë euro plus bonuse.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

