Luis Suárez, në histori, i pari uruguaian që arrin 1 000 ndeshje në karrierë

30 Maj 2025, 17:40 / SPORT ALFA PRESS

Luis Suárez, në histori, i pari uruguaian që arrin 1 000

Luis Suárez ka hyrë në librin e artë të futbollit, duke u bërë i pari futbollist uruguaian në histori që luan 1.000 ndeshje si profesionist.

Një arritje madhështore për 38-vjeçarin nga Salto, i cili vazhdon të shkëlqejë në fushë edhe pas dy dekadash në nivelet më të larta.

Në sfidën e fundit me Inter Miami-n, ku aktivizohet bashkë me mikun dhe ish-shokun e Barcelonës, Lionel Messi, Suárez festoi këtë moment historik me stil: dy gola dhe një asist, në fitoren 4-2 ndaj Montrealit, një rikthim i shkëlqyer pas katër ndeshjesh pa fitore për ekipin amerikan.

Këto janë ekipet me të cilat Suárez ka arritur këtë shifër magjike:

Barcelona: 283 ndeshje
Ajax: 159
Uruguaj (kombëtarja): 143
Liverpool: 133
Atletico Madrid: 83
Inter Miami: 57
Grêmio: 54
Nacional (Uruguai): 51
Groningen: 37

Me mbi 500 gola në karrierë dhe një listë trofesh që përfshin gara si la Liga, Champions League dhe Copa America, Luis Suárez është simbol i një epoke, një "Pistolero" që nuk ka ndër mend të dorëzohet.

Në majën e formës me Inter Miami-n dhe në një MLS gjithnjë e më konkurruese, uruguaiani legjendar synon të shtojë kapituj të rinj në historinë e tij tashmë unike.

 

Po ndodh...

ide