Liga e Kombeve/ Kombëtarja e vajzave mund sërish Kroacinë, triumfon me përmbysje

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka arritur një tjetër fitore të madhe, duke mposhtur për herë të dytë radhazi Kroacinë, këtë herë në transfertë.
Shqipëria triumfoi me përmbysje 2-1 në “Sport Centre Rudes”, në sfidën e vlefshme për grupin B4 të UEFA Nations League.
Kroacia kaloi e para në avantazh pas golit të Ivana Slip?evi? në minutën e 11-të. Megjithatë, Shqipëria reagoi mirë dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 32-të me një realizim të bukur nga Fortesa Berisha. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.
Fortesa Berisha barazoi rezultatin në minutën e 32-të, ndërsa goli i fitores erdhi në minutën e 71-të si pasojë e një autogoli nga Balog, pas një aksioni të shkëlqyer të Berishës.
Fraksioni i dytë nisi me Shqipërinë më kërkuese. Vajzat u shfaqën disa herë rrezikshëm në sulm me Fortesa Berishën dhe Valentina Trokën.
Në minutën e 71-të, pas një aksioni nga krahu, Berisha pasoi në zonë dhe Balog në përpjekje për të larguar topin, e devijoi në portën e saj, duke i dhënë Shqipërisë avantazhin dhe fitoren.
Me këtë fitore Shqipëria e vajzave renditet në vendin e tretë në Grupin B4 të UEFA Nations League, me 6 pikë.
Dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë në këtë grup do të jenë ndaj Ukrainës në transfertë dhe ndaj Çekisë në shtëpi.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

