Liga e Kombeve/ Austria bën detyrën ndaj Kazakistanit, fiton dhe merr kreun e grupit

14 Nëntor 2024, 21:25 / SPORT ALFA PRESS

Liga e Kombeve/ Austria bën detyrën ndaj Kazakistanit, fiton dhe merr

Austria ka triumfuar në transfertë përballë Kazakistanit në ndeshjen e vlefshme për raundin e 5-të të Nations League. Kjo sfidë e Ligës B, është mbyllur me rezultatin 0-2 në favor të austriakëve.

Këta të fundit mbyllën gjithçka në pjesën e parë. Në fillim ishte Baumgartner i cili shënoi në minutën e 15-të të ndeshjes. Ndërsa rezultatin e dyfishoi Gregoritsch me një supergol nga goditja e dënimit.

Me këtë fitore, Austria shkon në kuotën e 10 pikëve në vendin e parë në Grupin 3. Ndërkohë që Kazakistani mbetet me 1 pikë në vendin e fundit. Gjithashtu në grup janë dhe Sllovenia (7) dhe Norvegjia (7).

 

Po ndodh...

ide