Leverkusen barazoi me Bayern, Xhaka: E konsiderojmë si humbje, dhamë gjithçka por…
16 Shkurt 2025, 13:55 / SPORT

Leverkusen barazoi pa gola ndaj Bayernit në ndeshjen e kampionatit. Mesfushori shqiptar i “aspirinave”, Granit Xhaka i cili u shpall edhe si lojtari më notën më të lartë në fushë bëri analizën e tij pas ndeshjes.
“Mendoj se ky barazim ka një shije humbje-je. Ne arritëm që të jepnim gjithçka që kishim, por pa mundur që të merrnim atë që donim. Trajneri ka të drejtë, por sezoni nuk ka mbaruar ende dhe kemi ende shumë sfida përpara.
“Ne do të vazhdojmë të luajmë ashtu siç kemi bërë edhe vjet kur ishim 20 pikë përpara. Për ne nuk ka asnjë dallim. Nëse në fund të kampionatit Bajerni i Mynihut do të ketë më shumë pikë se sa ne atëherë do ti japim dorën për ti uruar për titullin”, tha Granit Xhaka.
-
EMRI/ Shpërndante kokainë në Tiranë, arrestohet 35-vjeçari
16 Shkurt, 13:45 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


