Leverkusen afrohet me titullin, thellohet diferenca me Bayern, kampionët e Gjermanisë pësojnë disfatë
6 Prill 2024, 17:48 / SPORT

Bundesliga luajti sot pasdite disa nga ndeshjet e javës së 28-të. Bayern Munchen pësoi një disfatë të papritur 3-2, në transfertën e Heidenheim. Kampionët e Gjermanisë, edhe pse realizuan të parët me Kane dhe Gnabry, u përmbysën në pjesën e dytë. Vendasit modest shënuan 3 gola në fraksionin e dytë, me Sessa dhe Kleindenst (x2).
Leverkusen fitoi 0-1 në fushën e Union Berlin. Në fundin e pjesës së parë, Gosens la vendasit nga Berlini me një lojtar më pak, pasi u ndëshkua me karton të kuq. “Aspirinat” zhbllokuan takimin menjëherë, duke kaluar në epërsi me Ëirtz, pas një ekzekutimi perfekt të një penalltie.
Leverkusen afrohet me titullin, teksa ka 76 pikë, 16 pikë më shumë se Bayern.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

