Leroy Sané zyrtarisht te Galatasaray, zbulohen detajet e kontratës

12 Qershor 2025, 16:37 / SPORT ALFA PRESS

Leroy Sané zyrtarisht te Galatasaray, zbulohen detajet e kontratës

Është zyrtarizuar transferimi i bujshëm i Leroy Sané te Galatasaray.

Sulmuesi gjerman i është bashkuar klubit turk si lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës me Bayern Munchen, dhe ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare me gjigantët e Stambollit.

Pas firmës, Sané dha edhe deklaratat e para si futbollist i Galatasarayt:

"Kam pasur shumë oferta, por Galatasaray më bëri vërtet përshtypje. U mahnita nga atmosfera, madhësia e klubit, pasioni dhe interesi që treguan për mua.

Kjo është arsyeja pse vendosa të vij këtu."

Ky transferim pritet të jetë një përforcim i madh për skuadrën turke, e cila synon të shkëlqejë si në kampionat ashtu edhe në Evropë.

Sanë përfitonte 10 milionë euro neto në sezon te Bayerni, shshumë që do të shkojë në 13 milionë deri 15 milionë me bonuset te gjigantët turq.

 

Po ndodh...

ide