Lazio triumfon në derbin me Romën, Hysaj feston në ‘Olimpico’

19 Mars 2023, 20:39 / SPORT ALFA PRESS

Lazio triumfon në derbin me Romën, Hysaj feston në

Lazio ka fituar derbin e madh të kryeqytetit italian, duke e mundur me rezultatin 1-0 Romën, në kuadër të javës së 27-të të Serie A.

Romën e ka penalizuar shumë fakti se nga minuta e 32-të mbeti me një lojtar më pak.
Ibanez u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Përjashtimi i tij ndodhi për shkak të një ndërhyrje të ashpër ndaj një lojtarit të Lazios.

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, ishte titullar për Lazion, duke treguar një formë jashtëzakonisht të mirë e duke festuar në fund.

Në minutën e 65-të, Mattia Zaccagni ka realizuar për fitoren e bardhekaltërve.
Lazio aktualisht renditet në vend të dytë me 52 pikë dhe lë pas vetes Interin me 50, Milanin 48, AS Romën 47, Atalantën 45 etj.

 

Po ndodh...

ide