Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

Janë mbyllur 5 sfidat e mbrëmjes të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.
Italia mori 3 pikët e para në grup, pas suksesit 2-0 ndaj Moldavisë. Në Mapei Stadium, Nicolaescu shënoi në fillimin e sfidës, por festa zgjati pak pasi goli u anulua për pozicion të parregullt.
“Axurrët” zhbllokuan llogaritë në fundin e fraksionit, me anë të Raspadorit ndërsa në pjesën e dytë “tundi rrjetën” Cambiasso.
Kujtojmë se kjo ishte ndeshja e fundit e Lucciano Spalletit nën drejtimin e Italisë.
Kroacia dominoi në një fitore spektakolare 5-1 Çekinë duke i shkaktuar këtyre të fundit humbjen e parë në këto kualifikuese.
Në ndeshjet e tjera, Belgjika fitoi 4-3 ndaj Uellsit. Vendasit ishin në avantazh 3-0 por u barazuan nga miqtë në pjesën e dytë. Goli i De Bruyne i dha fitoren Belgjikës që rishfaqet kësisoj pretendente për fitoren e grupit.
Norvegjia mposhti 0-1 Estoninë në transfertë ndërsa Ishujt Faroe mundën 2-1 Gjibraltarin.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



