Kroos gjen pikën e dobët te Bayern: Janë shumë të varur nga një lojtar, Harry Kane nuk shënon pa të
5 Dhjetor 2024, 17:34 / SPORT

Toni Kroos mendon se Bayern Munich është totalisht i varur nga Jamal Musiala.
Sipas ish-mesfushorit të kombëtares gjermane, i cili ka luajtur te Bayern për shumë vite, kjo është një gjë lehtësisht e dukshme.
“Mendoj se është një gjë ekstreme të shohësh sesa i varur është Bayern nga Musiala, sidomos kundër skuadrave të forta. Nëse sheh ndeshjen me Dortmundin, kupton sesa shumë punë u bë nga verdhezinjtë për të neutralizuar Musialën”.
“Bayern nuk ka një lojtar tjetër kaq krijues sa Musiala. Ai është më i rëndësishëm se Harry Kane. Anglezi e ka shumë më të vështirë të shënojë, nëse pas tij nuk luan Jamal”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


