Kërkohet nga Juventus dhe Fiorentina, kartoni i Kristian Shpendit pëson rritje të ndjeshme

Edhe një legjendë si Robert Levandovski vlente më pak në moshën e tij.
Kristian Shpendi ka arritur në 6 milionë euro vlerë të kartonit, në një ngjitje prej 50 për qind në vetëm dy muaj.
Sulmuesi I Shqipërisë U21 vlente nga ana profesionale 4 milionë euro në 15 tetor, ndërsa që nga data 23 dhjetor ka kaluar në një nivel tjetër.
Ngjitja e vlerës së kartonit të tij është vërtet meteorike, pasi në një vit kalendarik ka njohur trefishim, pra që nga 21 dhjetori I 2023-të, kur I jepeshin vetëm 2 milionë euro.
Shpendi gjithsesi e ka merituar të gjithë këtë, ndërsa Levandovski kur ishte 21 vjeç e kishte vlerën e kartonit 4.5 milionë euro, pra 1.5 milionë euro më pak se ai.
Sulmuesi kuqezi u shpall Këpuca e Argjendit e Serisë C italiane për sezonin e kaluar, duke shënuar 20 gola, po aq sa Jakopo Murano dhe vetëm një më pak sesa Këpuca e Artë, Kosimo Patierno, të cilët ishin 13 e 14 vjet më të mëdhenj se ai.
Këtë edicion, Shpendi është shënuesi më I mirë I Serisë B, gjithnjë me Çezenën, me 10 rrjeta në 16 ndeshje.
Nuk është habi që emra të rëndësishëm të Serisë A, si Juventus apo Fiorentina I duan shërbimet e tij, madje që tani në janar.
Janë të gjitha mundësitë që kartoni I tij të shitet për shumë më tepër sesa vlerësohet tani, ndoshta edhe për 10 milionë euro apo më tepër.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


