Kalju-Partizani/ Sulmuesi i të kuqve lë fushën pas dëmtimit, Gega i beson një 16-vjeçari

10 Korrik 2025, 19:49 / SPORT ALFA PRESS

Kalju-Partizani/ Sulmuesi i të kuqve lë fushën pas dëmtimit,
Rrugëtimi i Partizanit në Ligën e Konferencës nis në Estoni ku skuadra e drejtuar nga trajneri Skënder Gega po luan prej  orës 18:45 përballë vendasve të Nome Kalju.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e barabartë 0-0 edhe pse të kuqtë ishin më kërkues duke krijuar raste më të rrezikshëm për gol.

Trajneri Gega në minutën e  34-t bëri një zëvendësim të detyruar pas dëmtimit të Kekos.

Vendin e tij e mori futbollisti 16-vjeçar Elson Himallari. Talenti vjen nga akademia e kryeqytetasve ndërsa u afrua me ekipin e parë në janar të këtij viti.

 

Po ndodh...

ide