Ish-mbrojtësi i Kombëtares ëndërron rikthimin në elitë si trajner, klubi rival akuzon pas humbjes: Nuk u vendos në fushë, por…

25 Maj 2025, 17:39 / SPORT ALFA PRESS

Ish-mbrojtësi i Kombëtares ëndërron rikthimin në

Vushtria mposhti dje Lirinë Lirinë e Prizrenit me rezultatin 3-1. Klubi ku trajner është Armend Dallku, ëndërron rikthimin në elitë pasi fitoi dje me përmbysje.

Tashmë mbetet edhe një finale për t’u luajtur nga skuadra e ish-mbrojtësit të Kombëtares. Bëhet fjalë për finalen e “play-off” kundër vendit të tetë nga Superliga e Kosovës.

Liria e Prizrenit ka reaguar pas eliminimit ndërkohë, duke ia faturuar dështimin gjykimit. Klubi i Ligës së Parë në Kosovë përmendi Alban Shalën si protagonist kryesor me vendimet e tij, që sipas Lirisë ishin skandaloze.

“Patëm një ndeshje të rëndësishme sot – por ajo nuk u vendos në fushë, siç duhet të ndodhë në një garë sportive. U dëmtuam rëndë nga një referim i paprecedent dhe thellësisht skandaloz, i cili i mohoi ekipit tonë një ndeshje të drejtë dhe të barabartë.

Alban Shala mori rolin kryesor, jo si garant i rregullave të lojës, por si faktor përcaktues që me vendime të padrejta dhe të pakuptimta, e deformoi tërësisht rrjedhën e ndeshjes. Kjo nuk është më çështje e një gabimi njerëzor – është një goditje e rëndë ndaj vetë parimeve të sportit dhe garës së ndershme.

Ky episod është një plagë për futbollin. Lojtarët japin gjithçka në fushë, stafi punon pa ndalesë për përgatitjen e skuadrës, dhe tifozët qëndrojnë besnikë në çdo situatë. Por, kur puna dhe përkushtimi i të gjithëve zbehet nga arbitra që nuk përfaqësojnë drejtësinë, atëherë kemi një problem serioz që nuk mund të kalojë pa reagim.

Nuk mund të heshtim më. Nuk mund të tolerojmë më. Kjo situatë kërkon përgjegjësi dhe reflektim.

Ylli i ndeshjes? Fatkeqësisht, Alban Shala. Jo për një asist apo gol, por për ndikimin vendimtar dhe të dëmshëm që pati në rezultatin dhe imazhin e kësaj ndeshjeje”.

 

Po ndodh...

ide