Hysaj pas humbjes: Skuadra nuk ka pësuar rënie nga forma, sonte gabuam

Elsi Hysaj, mbrojtësi i kombëtares analizoi humbjen 2-0 ndaj Çekisë.
“E dinim që Çekisë i kishte mbetur në kokë ndeshjet e kaluar me Shqipërinë. Ishin më të motivuar në kokë se ne. Në fillim treguan shumë presion. Kështu u pësuan golat, nga krosimet. Duhet të kuptojmë këto gabime dhe të mos i përsërisim. E kishim rastin për të barazuar dhe më pas mund të fitonim. Pësuam golin e dytë dhe aty sikur na u prenë këmbët. Jemi një skuadër e fortë dhe duhet të kemi besim. Çekia e kishte përgatitur ndeshjen aq fort sot, sikur të ishim Spanja. Duhet ta besojmë edhe në që kemi arritur një nivel të lartë dhe të punojmë si të mbetemi në nivelin e lartë.
Ata na merrnin çdo top të dytë dhe në ishim 50 metra mbrapa., Duhet të ishim më mirë të vendosur te topat e dytë.
Nuk kemi ndonjë rënie. Me Ukrainën luajtëm shumë mirë, po ashtu edhe me Gjeorgjinë. Unë di që kemi bërë mirë në dy ndeshjet e kaluara. Duhet të kemi besimin dhe të mos kalojmë në momente të vështira. Ne kemi arritur diçka dhe ta mbajmë kokën lart.”,
Po ndodh...
ide
Ti nuk lexon
Po në Rinas, ku ishte policia, znj. Koçiu?!
“La vita e Bela” për mediat e Tiranës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
