Goditje për Laçin, kapiteni i skuadrës humb ndeshjen me Vllazninë

11 Dhjetor 2024, 21:06 / SPORT ALFA PRESS

Goditje për Laçin, kapiteni i skuadrës humb ndeshjen me

Në një moment u duk sikur Laçi u dorëzua para kohe dhe do të ndikonte edhe në prishjen e garës deri në fund, por kurbinasit nuk janë aq të dobët sa dukeshin, thjesht kishin nevojë për pak “mjeshtëri”.

Këtë e solli italiani Françesko Moriero, i cili e ka shndërruar ekipin kurbinas në një rival të rrezikshëm për çdo kundërshtar, siç ndodhi edhe në sfidën e fundit me Dinamon.

Të dyja skuadrat zhvilluan një futboll cilësor dhe ndeshje emocionuese, teksa në fund kurbinasit kishin shansin e tri pikëve, por Kordeiro u ndal nga Sali në pikën e bardhë të 11-metrave.

Gjithsesi, tashmë kjo sfidë është lënë pas te kurbinasit, që kanë nisur përgatitjet për betejën e radhës në Shkodër kundër Vllaznisë. Lajmi i keq është mungesa e kapitenit Enriko Papa, i cili ndaj Dinamos plotësoi numrin 4 të kartonëve. Mungesa e tij ndikon në humbjen e lidershipit dhe eksperiencës te kurbinasit, që aktualisht renditen të 8-të.

 

Po ndodh...