FORMULA 1 – Las Vegasi, stacioni i radhës

Emocionet në Kampionatin Botëror në Formula 1 do të vazhdojë me garën e 22-të të Çmimit të Madh të Las Vegasit.
Xhirot e renditjes të garës me 50 xhiro do të mbahen në pistën me një gjatësi prej 6,2 kilometrash në qytetin Las Vegas të shtetit amerikan Nevada nesër në orën 07:00, ndërsa gara të dielën më 24 nëntor në orën 07:00.
Në garat e zhvilluara këtë sezon në F1, piloti Max Verstappen në vendin e parë ka fituar 8 gara, ndërsa Lando Norris dhe Charles Leclerc nga tre, Lewis Hamilton, Oscar Piastri dhe Carlos Sainz nga dy herë, kurse piloti George Russell një herë.
Verstappen ka shansin të shpallet kampion para 2 garave të fundit të sezonit nëse arrin të fitojë pikë në Çmimin e Madh të Las Vegas.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe skuadrave janë si më poshtë:
– Pilotët
1. Max Verstappen (Holandë): 393
2. Lando Norris (Britani e Madhe): 331
3. Charles Leclerc (Monaco): 307
4. Oscar Piastri (Australi): 262
5. Carlos Sainz (Spanjë): 244
– Ekipet
1. McLaren: 593
2. Ferrari: 557
3. Red Bull: 544
4. Mercedes: 382
5. Aston Martin: 86
-
Dhimbja e kokës në mëngjes nga se shkaktohet?
23 Nëntor, 09:18
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

