Flet portieri që i shënoi Strakoshës: U habita që e pësoi atë gol!
Cancarevic, portieri i Noah analizoi golin që realizoi nga porta në portë, duke befasuar kështu “gardianin” shqiptar të AEK, Strakosha.
34-vjeçari nënvizoi se nuk e priste të shënonte, ndërsa tha se era luajti rol duke ia bërë më të vështirë Strakoshës të kuptonte trajektoren e topit.
“Unë u nisa të gjeja sulmuesin tonë me topin e goditur. Gjuajta shumë fortë dhe me ndihmën e erës, topi shkoi shumë larg. Për Strakoshën ishte shumë e vështirë, mënyra e kërcimit të topit dhe prandaj shkoi në rrjetë. Unë vetë u habita me atë që bëra, isha në shok, nuk e kam kuptuar akoma se çfarë kam bërë.
Ishte hera e parë që shënoj gol dhe jam i lumtur, më parë vetëm kam asistuar. Më duhet pak kohë për të kuptuar se çfarë bëra. Por vetëm ne portierët e dimë sesa e vështirë është të reagosh në situata të tilla, kur nuk di se çfarë të bësh teksa topi kërcen. Për mua nuk ishte faji i Strakoshës”, tha Candarevic.
Pengesa e projektit amerikan
ide
10 urdhëresat për deputetët dhe ministrat e ardhshëm
SPAK po i jep një shans të fundit PD-së
Problemin nuk e kemi te Rama, as te Tritani, por te Belindi!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128