Firmosi me Ançelotin, shkarkohet presidenti i Federatës së Futbollit të Brazilit

Ndryshim drastik i situatës në Federatën e Brazilit, pak ditë pasi u bë e ditur se Karlo Ançleoti do të ishte trajneri i ri i “seleçaos”. Mendohej se në Federatën e akuzuara vazhdimisht për shkelje e korrupsion më në fund kishte rënë qetësia.
Por sot, Gjykata Supreme e Brazilit, ka shpallur fajtor për disa shkelje presidentin Ednaldo Rodrigues, duke e shkarkuar në mënyrë të menjëhershme nga të gjitha funksionet e tij. Kjo është hera e dytë që Rodrigues shkarkohet nga funksionet e tij, por këtë radhë, është urdhëruar Federata që të kryejë sa më shpejt zgjedhje për vendosjen e drejtuesit të ri.
Një masë drastike dhe e papritur, që padyshim do sjellë pasoja në futbollin brazilian. Ançeloti kishte negociuar direkt me Rodriguez për emërimin në pankinën e “seleçao” dhe tashmë nuk dihet se kë do të ketë si shef në këtë aventurë që ka nisur në drejtimin e përfaqësueses së vendit të Amerikës së Jugut.
-
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 23:50 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


