E BUJSHME! UEFA i heq finalen e Ligës së Kampioneve stadiumit “San Siro” në Milano

UEFA ka bërë prapakthehu dhe sot ka konfirmuar zyrtarisht se nuk do të zhvillojë finalen e Ligës së Kampioneve të vitit 2027 në stadiumin “San Siro” siç kishte miratuar fillimisht. Vendimi ka dalë nga mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i cili ka hapur edhe një herë procesin për të kërkuar organizatorin e një finaleje të tillë.
Klubet dhe komuna e Milanos nuk kishin rënë dakord mbi projektin e rikonstruksionit të stadiumit, pasi Milani dhe Interi nuk dëshironin të investonin në një impiant i cili sipas tyre duhet rindërtuar nga e para.
Sipas UEFA-s, meqë komuna e Milanos nuk garantonte rikonstruksionin e planifikuar në impiant dhe në zonën përreth, atëherë ishte e pamundur që të planifikohej zhvillimi i një finaleje në vitin 2027. Kësisoj, i ishte hequr finalja Milanos dhe brenda qershorit 2025 do të caktohej emri i stadiumit të ri që do të zhvillonte këtë sfidë. Tani italianët po bëjnë maksimumin që të mbajnë këtë finale në Itali, duke e kaluar atë në stadiumin “Olimpico” të Romës.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

