Dygolësh i Uzunit në Spanjë, kryevepra në minutën e 90-të i jep fitoren Granadas

Myrto Uzuni është thjeshtë spektakolar me Granadan teksa mbrëmjen e sotme ka arritur të shënojë një dygolësh duke qenë përcaktues në fitoren 3-2 të skuadrës së tij ndaj Eldenses.
“Bomberi” beratas ishte autor i një dopiete, teksa fillimisht shënoi në minutën e 17’-të për të zhbllokuar shifrat me anë të një 11-metërshi.
Goli i sulmuesit shqiptar u pasua nga rrjeta e Boye i cili dyfishoi shifrat për Granadën ndërsa miqtë barazuan shifrat me golat e Chapela dhe Ortuno.
Megjithatë për fitoren mendoi “ylli kuqezi”, i cili dërgoi topin në rrjetë për të siguruar triumfin e madh në minutën e 90’-të.
Falë këtij rezultati, skuadra e Granada ngjitet në vendin e 4-t të tabelës me 22 pikë, teksa pretendon rikthimin në LaLiga, ndërsa Eldense mbetet në vendin e 20-të me 12 pikë.
-
Lista e Spanjës, pa asnjë lojtar të Real Madrid pas tri vitesh
9 Nëntor, 20:35 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


