Dortmund, flet trajneri Kovac: S’ishte ndeshje pozitive, por fitorja ka rëndësi

22 Qershor 2025, 16:49 / SPORT ALFA PRESS

Dortmund, flet trajneri Kovac: S’ishte ndeshje pozitive, por fitorja ka

Të shtunën erdhi fitorja e parë në Kupën e Botës për Klube për Borussia Dortmund, falë triumfit 3-4 ndaj Mamelodit.

Në fund të ndeshjes, trajneri i verdhezinjve, Niko Kovac, bëri analizën e tij për DAZN.

“Sigurisht që nuk luajtëm ndeshjen tonë më të mirë, diçka e tillë nuk ishte e mundur.

Bëmë shumë gabime dhe nuk shkoi gjithçka mirë. Gjëja e rëndësishme ishte të fitonim ndeshjen. Gjithçka tjetër nuk ka rëndësi gjithsesi”- tha Kovac.

Po ndodh...

ide