Coman në qendër të merkatos, Mikel Arteta i gatshëm ta presë “krahëhapur” në Londër

Kingsly Coman vijon të jetë në qendër të merkatos. Sulmuesi i Bayernit vijon të jetë dëshira e shumë klubeve. Së fundmi edhe Arsenali i Mikel Artetës ka shprehur interesin për të. Sulmuesi i majtë kërkon garanci aktivizimi te Gunners, ndërkohë që te Bayerni nuk e cilësojnë të pashitshëm. Dhe kërkojnë rreth 60 mln euro për kartonin e 28-vjeçarit.
Bavarezët janë gati të pranojnë edhe huazimin e francezit, por me kushtin që në marrëveshjen mes klubeve të aktivizohet detyrimi i blerjes së tij nga Arsenali në verën e ardhshme. Coman, autor i 57 ndeshjeve dhe 8 golave me “Gjelat” e Deschamps, është pjesë e Bayernit prej gushtit të vitit 2015. Dhe gjatë këtyre viteve ka fituar plot 19 trofe me rekordmenët e futbollit gjerman.
Përveç PSG-së dhe Arsenalit, edhe Barcelona po monitoron me kujdes situatën e Coman, i cili pëlqehet shumë nga Flick, ish-tekniku i tij te Bayernit. Por problem mbetet mungesa e milionave në arkat e klubit katalanas.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
