Chelsea fiton pastër ndaj Legias së Varshavës, Lacio humbet në Europa League

10 Prill 2025, 21:46 / SPORT ALFA PRESS

Chelsea fiton pastër ndaj Legias së Varshavës, Lacio humbet

Chelsea triumfon me rezultatin 0-3 në fushën e Legias së Varshavës, në ndeshjen e vlefshme për Conference League.

Golat për Blutë e Londrës u realizuan nga George dhe Maduke (x2) në pjesën e dytë. Mundësi të mirë pati edhe Nkunku por gaboi nga penalltia.

Humbje e hidhur në Europa League për Lazion. Lacialët pësuan disfatë 2-0 ndaj Bodo/Glimt. Golat e takimit erdhën nga Saltnes, në pjesën e dytë.

Hysaj me shokë do të tentojnë përmbysjen e madhe, në takimin e kthimit që do luhet pas disa ditësh.

 

Po ndodh...