Barcelona në telashe, UEFA nis hetimin për çështjen e arbitrave në Spanjë

23 Mars 2023, 19:09 / SPORT ALFA PRESS

Barcelona në telashe, UEFA nis hetimin për çështjen e

UEFA njoftoi se do të fillojë një hetim ndaj klubit spanjoll të Barcelonës në lidhje me akuzat për korrupsion në ndaj arbitrave. Ky hetim vjen pas raportimeve në media spanjolle që sugjerojnë se disa zyrtarë të Barcelonës kanë pasur kontakte me arbitrat për të influencuar ndeshjet në favor të tyre.

Hetimi i UEFA do të përfshijë marrjen e deklaratave nga zyrtarët e klubit, ish-arbitrat, si dhe analizën e provave dhe dokumentacionit të mundshëm të korrupsionit. Në një deklaratë, Barcelona ka hedhur poshtë akuzat dhe ka premtuar të bashkëpunojë me hetuesit për të zbardhur situatën.

Ky nuk është hera e parë që Barcelona është akuzuar për korrupsion në arbitrime, por çështja “Negreira” mund t’i kushtojë shtrenjtë klubit katalanas. Sipas mediave iberike, Barcelona rrezikon një sezon pezullim nga aktivitetet e organizuara nga UEFA.

Po ndodh...

ide