Barazimi në derbin e Ballkanit, Silvinjo: I zhgënjyer pë rezultatin, por krenar për lojtarët e mi

7 Qershor 2025, 23:57 / SPORT ALFA PRESS
Barazimi në derbin e Ballkanit, Silvinjo: I zhgënjyer pë

Kombëtarja shqiptare e futbollit dhe Serbia barazuan sonte 0-0 në “Arenën Kombëtare” të Tiranës, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, analizoi ndeshjen.

"I zhgënjyer pë rezultatin, por krenar për lojtarët e mi", tha tekniku Silvinjo

Me heret për mediat zbuloi çfarë i tha Rey Manajt, lojtarit që humbi penalltinë.

“Manaj është një lojtar i rëndësishëm për ekipin dhe unë marr përgjegjësinë për zgjedhjen që kam bërë. Është një ndeshje që e kishim përgatitur shumë mirë. Ndodh që mund të humbasësh një penallti.

Broja nuk është mësuar të bëjë 90 minuta sepse ka shumë kohë që nuk luan ndeshje të plota. Ishte shumë i lodhur në fund, po ashtu si Hoxha.

Broja bëri një punë të mirë në pjesën e parë. Broja është një lojtar që kërkon hapësirë, për të treguar vlerat e tij.

Ishte një ndeshje e interpretuar mirë. Kishim ndryshime të shumta. Në mesfushë ishin ndryshimet e duhura. Kisha lojtarë të lodhur në pjesën e dytë dhe ndryshimet ishin të detyrueshme”, tha Silvinjo.

Kjo ishte ndeshja e tretë për Kombëtaren në Grupin K, me kuqezinjtë që pas humbjes me Anglinë dhe fitores me Andorrën mbajnë vendin e dytë me 4 pikë.

Nga ana tjetër Serbia ka qenë e impenjuar në Ligën e Kombeve dhe sfida e sotme ishte debutuese për ta në këtë grup.

Grupi K kryesohet nga Anglia me 9 pikë pas 3 fitoreve, ndërsa Letonia është e treta me 3 pikë.

Po ndodh...

ide