Bajrami i shënon Interit, Sassuolo mund zikaltërit në “Meazza”

28 Shtator 2023, 11:13 / SPORT ALFA PRESS

Bajrami i shënon Interit, Sassuolo mund zikaltërit në

Interi është mundur mbrëmë në shtëpi nga Sassuolo me rezultatin 1-2.5

Zikaltrit e mbyllën pjesën e parë në avantazh me golin e Dumfries në minutën e 45′, por me fillimin e lojës në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi.

Mesfushori i kombëtares sonë, Nedim Bajrami shënoi golin e barazimit për Sasusolon në minutën e 54′ dhe 9 minuta më vonë ishte rradha e kapitenit Berardi për të shënuar të dytin për miqtë.

Inzaghi bëri disa ndërrime, por Kristjan Asllanin nuk e aktivizoi asnjë minutë.

Skuadra zikaltër nuk arriti të shënojë golin e barazimit dhe pësoi humbjen e parë për këtë sezon.

Ndërsa Sassuolo vetëm pak ditë më parë mundi 4-2 Juventusin dhe tani ishte rradha e Interit.

Po ndodh...

ide