Bajerni feston titullin në “Marienplatz”, fjalim lamtumire nga Myler

Bajerni i Mynihut, ashtu siç ishte programuar, ka respektuar traditën, duke festuar titullin kampion në Gjermani nga ballkoni i bashkisë së qytetit mbi sheshin kryesor të Mynihut, “Marienplatz”. Bavarezët e mbyllën me fitore Bundesligë, duke triumfuar përballë Hofenhaimit në transfertë dhe dje, duke nisur që nga ora 13:30, kanë festuar me mijërat e tifozëve të tyre titullin e fituar pak javë më parë.
Të gjithë protagonistët e Bajernit kanë qenë aty, duke festuar secili sipas mënyrës së vet. Natyrisht, mes festimeve një vend të rëndësishëm ka pasur Tomas Myler, i cili e ka mbyllur kapitullin Bajern dhe do të bëhet gati për një aventurë të re ndoshta në SHBA.
Tomas Myler ka folur për të ardhmen e tij. “Nuk kam asnjë nxitim, asnjë stres. Do t’i jap vetes kohën e duhur për të marrë vendimin e duhur. Për sot, nesër dhe pasnesër, e di fare mirë se çfarë do të bëj. Por për më gjatë nuk di të them. Edhe njëherë e theksoj, se është kënaqësi të ndodhem këtu duke festuar me të gjithë ju (tifozët)”, tha 35-vjeçari nga ballkoni i bashkisë së Mynihut.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



