Ankesat për arbitrimin, Guti “thumbon” Barcelonën: Kishte komplot global kundër tyre

Ish-mesfushori i Real Madridit, Guti ka komentuar humbjen zhgënjyese 4-3 të Barcelonës ndaj Interit ditën e djeshme, e cila eliminoi katalanasit nga gjysmëfinalet e Champions League.
Duke folur në emisionin “El Chiringuito” mbrëmjen e djeshme, ish-futbollisti spanjoll hodhi poshtë akuzat ndaj arbitrit Szymon Marciniak, i cilësuar nga shtypi katalanas si fajtori kryesor.
Me një nuancë ironie, Guti u përgjigj: “Pati një komplot global kundër Barçës. Por realiteti i vetëm është se ata pësuan shtatë gola dhe Interi pranoi gjashtë”.
Më pas ai vazhdoi duke bërë shaka për mungesën e thelbit të akuzave ndaj arbitrit: “Thjesht gëlltite dhe vazhdo, gëlltite si çdo vit. Gabimi i Ronald Araujo dënoi një Barcelonë që ka qenë e njëjtë gjatë gjithë vitit. Është një ekip që pranon shumë gola. Kur pëson katër gola jashtë shtëpisë, është shumë e vështirë të arrish në finale”.
Ish-ylli i Real Madrid theksoi se, pavarësisht një paraqitjeje të mirë sulmuese me gjashtë gola të shënuar në dy ndeshjet, Barcelona ende ka mbetur prapa për shkak të mangësive në mbrojtje. “Është e mrekullueshme të sulmosh dhe të shënosh shumë gola, por një ekip që dëshiron të arrijë një finale duhet të pësojë shumë pak”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


